Vrasja në Elbasan/ Basha: E rëndë! Do ishte parandaluar, por policia nuk ndërhyri! Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Basha thotë se, ngjarja nuk mund të veçohet nga konteksti se Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që bëjnë aleancë me Ramën dhe pretendon se bëjnë shit-blerjen e votës.

Lulzim Basha: Jam shprehur disa herë, qoftë në dy takime masive si ai i Lushnjes dhe i Durrësit. Pa diskutim që është ngjarje e rëndë që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite, Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që kanë bërë aleancë me Ramën.

Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, janë treguar me emër e mbiemër në SPAK, ndërsa shteti është nën gjunjë para tyre. Këta janë njerëz me precedent penal. Një gjë është e sigurt, vota në 25 prill është e sigurt për ti dhënë fund kohës së këtij kryeministri dhe marifetit të shitblerjes së votës.

Shkaktari i kësaj gjendje është personi që ka dështuar për 8 vite dhe i ka futur njerëzit në shitblerjen e votës.

Artikulli paraprak“Topa me 50-çe” për të blerë votat, hetuesit nisin numërimin e parave (Video)
Artikulli tjetërBasha: Në 25 prill, ose demokraci dhe ndryshim, ose kriminelët. Rama e di se do humbë, prandaj provon truket e vjetra