Në videon e mëposhtme është një nga makinat e sekuestruara nga policia për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti një person i vrarë dhe disa të plagosur.
Brenda makinës së sekuestruar nga policia, janë gjendur postera të kandidatit rilindas Taulant Balla, i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
Makina e sekuestruar dyshohet se i përket Klement Xhaferrit i njohur ndryshe dhe si Kel Çami, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.
Siç shihet edhe në video brenda makinës së ‘Kel Çamit’ shihen posterat e Taulant Ballës. Kujtojmë që Klement Xhaferraj ose ndryshe ‘Kel Çami, është liruar nga burgu pak kohë më parë, pasi ishte arrestuar pas ngjarjes së bujshme në Elbasan ku makina e Suel Çelës përplasi mjetin e policisë pranë tregut ushqimor.
Ndërkohë një detaj tjetër i rëndësihëm ëhstë se edhe pse makina ka targa normale, ajo nuk rezulton në pronësi të asnjë personi, por që me të lëvizte lirshëm në elbasan shtetasi Klement Xhaferri.
Makina është përdorur një ditë më parë nga Xheferri për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar i qetë dhe ende nuk ëhstë jkapur nga policia.