Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital.
Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve në mes të qytetit të Shkodrës, ndërsa mësohet se, viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut.
Sipas dëshmitarëve, është qëlluar tetë herë në drejtim të personave që ishin objektiv i atentatit. Viktima mësohet se është Fatos Ferracaku, ndërsa ka dyshime se është i afërm i Arjan Ferracakut, biznesmenit që mbeti i vrarë në muajin shtator. Ndërkohë që kanë mbetur të plagsur Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj.
Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes shihet qartë që një pellg gjaku ka mbetur në vendin ku ndodhi vrasja.
Nga ana tjetër në zonën e Livadhes në Shkodër është duke u djegur një motor, i cili dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve të këtij atentati.
Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.
Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.
Të dy 31-vjeçarë
Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte.
Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.
Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.
Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.
Sot mbeti i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja.
Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor, mjet i cili u dogj më pas në zonën e Livadhes.
Viktima është i afërm me biznesmenin Arjan Ferracaku, të cilit iu bë atentat në datën 1 shtator në zonën e Livadhes në Shkodër, teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij.
Njoftimi paraprak i policisë
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!