Vrasja në Vlorë/ Fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt

Shkëlzen Velaj mbeti i vrarë pak pas mesnatës në qytetin e Vlorës. Mësohet se policia ka gjetur të ndezur makinën e viktimës, gjë që bën policinë të dyshojë se ai ka nxituar për të hyrë në pallatin e tij, ku dhe u qëllua me breshëri automatiku nga autori.

Plumbat në drejtim të Velajt kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën.

Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se Velaj jetonte vetëm më të ëmën dhe para atentatit. Ai i kishte thirrur të ëmës ‘o ma, hape derën’, por kur ajo e kishte hapur, kishte gjetur të birin të lyer në gjak në tokë.

“Unë jam fqinje. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë pas orës 02:30. Djali i kishte kërkuar të hapte derën. Ajo tha se kishte shkuar, por nuk e kishte hapur dot derën, ndërsa kishte dëgjuar zhurma. Kur kishte hapur derën e kishte gjetur djalin të vrarë”, u shpreh një fqinje e viktimës.

“Djali nuk kishte asnjë problem këtu. Madje, ai interesohej edhe për shtrimin e rrugëve. Ai e ka shtruar rrugën tonë, duke paguar vetë. Ishte një njeri shumë i rregullt për ne. Grua më të mirë nuk gjen në botë se sa e ëma e tij”, shprehet një tjetër fqinj.

vlore

Exit mobile version