“Vrasja nuk paguhej me para”, gazetari tregon çfarë përdornin kriminelët në Matrix

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme. Europol njoftoi përfundimin e operacionit më 3 dhjetor, duke zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.

Gazetari Lavdrim Lita tha se Matrix është ndryshe nga platformat e tjera të ekriptuara si SKY. Ai shtoi se  Matrix kishte dhoma komunikimi ku mund të gjurmosh të gjithë komunikimet e tyre.

Ai tregoi se Europol ka monitoruar 3 muajt e fundit gjithë akseset në 33 gjuhë nga 8 mijë përdorues.

“Komunikimet janë në 33 gjuhë nga 8 mijë përdorues, pasi të selektohen secili vend do marrë folderin e vet, përfshirë SPAK. Kemi  dijeni që ka shqiptarë vrasës me pagesë që e kanë përdorur por nuk përjashtohet të jetë përdorur nga biznesmenë. Të gjitha sistemet e kriptuara mund të dekriptohen nga shërbime inteligjente shumë të fuqishme. Një nga veçoritë e kësaj platforme është se pagesat për vrasjet nuk bëheshin as në lekë as në euro por më kriptomonedha. Ne kemi shumë pak dijeni teknike në vendin tonë për kriptomonedhat, për pagesat online, nuk kemi shumë ekspertizë, dhe këtu duhen fokusuar edhe trajnimet e reja”, tha Lita për “Euronews Albania”.

Artikulli paraprak“Zbulohen” beqarët dhe të divorcuarit e kryeqytetit! Statisikat, sa është numri i banorëve të martuar e të ve
Artikulli tjetërUkraina menjëherë në NATO, por sa është e mundur kjo? DW: Shumë vende anëtare s’janë dakord! Faktori Trump, vështirë të kalkulohet