Vrasje mafioze për pazaret e drogës, 22-vjeçari shqiptar qëllohet pranë banesës në Itali

Një i ri shqiptar është vrarë nga një shtetas italian mbrëmjen e djeshme në provincën e Sienës në Itali. Mësohet se autori, një shtetas italian i moshës 44 vjeçare është arrestuar.
Momentalisht nuk dihet identiteti por vetëm mosha e viktimës 22 vjeç. Vrasja e të riut shqiptar ndodhi në mesnatë mes të mërkurës dhe të enjtes (10 maj).
Nuk dihet motivi i krimit por nga informacionet e para mësohet se menjëherë pasi ka qëlluar autori është larguar në këmbë.
Tre orë më pas autori është arrestuar në një pyll, shkruan corriere.it.
Nuk është e qartë nëse në momentin e arrestimit 44 vjeçari kishte me vete dhe armën e krimit, pistoletë.
Sipas mediave italiane vrasja ka të bëjë me larje hesapesh për pazaret e drogës.
Sipas mediave vendase shqiptari është qëlluar natën e mrëmshme pranë banesë së tij, ndërsa priste disa miq.
I riu shqiptar ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa sipas mediave bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz.

Exit mobile version