Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në lagjen numër 18 të qytetit. Burime bëjnë me dije se viktima është Feriz Bardhi, 40 vjeç. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pranë “Kryqit të Kuq”.
Feriz Bardhi është vrarë te dera e shtëpisë. Mësohet se kanë qenë disa persona ata që e prisnin Bardhin tek dera dhe sapo ai ka dalë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Fillimisht 40-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë në sallën e operacionit, duke mos i mbijetuar plagëve që kishte marrë.
Bardhi rezulton që të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, pasi është arrestuar në vitin 2012 në Itali nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Në kohën që është arrestuar nga Policia italiane Bardhit së bashku me një person tjetër i shtë gjetur një sasi prej 700 gramësh kokainë.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjen.