Vrau bashkëfshatarin për të marrë gjakun e babait, gjykata e Lezhës jep vendimin për 17-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka dhëne masën ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin Florian Pervathi, i cili 4 dite me pare qëlloi me pistolete për arsye gjakmarrje duke lenë të vdekur 65-vjeçarin Leke Lekegjonaj

Floriani kur ishte vetëm 4 vjeç, iu vra babai për një sherr banal, ndërsa po në të njëjtën dite e ëma piu helmin sapo mori vesh për humbjen e bashkëshortit. Autori i vrasjes së babait të Florianit Ndue Lekgjonaj, kreu afro 7 vite burg dhe më pas u largua nga vendi. I riu në pa mundësi për të marrë hak ndaj autorit, i zuri pritë të vëllait duke e qëlluar me 6 plumba dhe me pas u vetëdorzua në komisariatin e policisë së Lezhës.

Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.

Gjatë kontrollit në banesë, atij ju gjet dhe një armë gjahu, ndërsa prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest në burg”.

(Rilindja Demokratike)

 

 

Exit mobile version