Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Esmerald Ballën dhe shokun e tij, Edison Brahaj. 30-vjeçari Esmeral Balla akuzohet se vrau të atin, Enver Balla dhe më pas në bashkëpunim me 25-vjeçarin transportuan trupin e pajetë të viktimës në një pus në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Djali i viktimës ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin.
Ndërsa 25-vjeçari ka pasur dëshmi kontradiktore. Edison Brahaj ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës që në polici është dhunuar që të pranojë bashkepuniminë.
Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.