Vritet 56-vjeçari në qytetin e Korçës, vëllai i viktimës: E tërhoqën zvarrë dhe u larguan me vrap

Një 56-vjeçar u vra në qytetin e Korçës. Policia bëri të ditur se 56-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij. Nevruz Fiqi nga Korça është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtes në lagjen nr.8 të qytetit. Burime të rezervuara për ABCNeës thanë se viktima ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia.
Të njëjtat burime thanë se mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin.
Sipas të dhënave të para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit, ndaj pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.
Mësohet se Nevruz Shyti jetonte në banesë me vëllanë e tij.

Vëllai i viktimës: E tërhoqën zvarrë dhe u larguan me vrap
Ngjarja e rëndë ku humbi jetëm 56-vjeçari Novruz Fiqi në banesën e tij ka tronditur qytetin e Korçës në orët e para të ditës së sotme.
Vllai i tij Tefik Fiqi është shprehur se autori i vrasjes i identifikuar si Emiljano Nazifi është konflikuar me të ndjerin, Novruz Fiqi.
“Ka qenë i dehur, pashë që erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllain. Vëllai im nuk është njeri që bën sherre. Ata e goditen me grushta dhe shkelma. E tërhoqën zvarrë nepër shkallë dhe u larguan me vrap. Vëllain e gjeta të shtrire jashtë pallatit dhe me tha që jam mirë.
Në mengjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë. Ne banonim të dy, jam në gjendje shumë të keqe ekonomike. Nuk kam as drita në shtëpi”, është shprhur ai.

Exit mobile version