Vritet biznesmeni në Tepelenë,vendi në duart e mafias

Çajup Selimi, pronar i një biznesi në Tepelenë është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri.

Në vitin 2018 ai është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.

Selimi në atë kohë dëshmonte se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta.

Çajupi dhe të afërmit e tij kanë pranuar se situata ishte e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.

Çajupi dhe të afërmit e tij kanë pranuar se situata ishte e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.

Artikulli paraprakTronditet jugu i vendit, vritet në atentat 54-vjeçari në Tepelenë (Foto)
Artikulli tjetërFaqja e pare