Vritet biznesmeni në Vlorë, u qëllua me breshëri plumbash në makinë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë. Burime policore bëjnë me dije se, një person është qëlluar me armë zjarri teksa ishte nën drejtimin e një automjeti tip “BMW X5”. Viktima është Bledar Birçaj, pronar i nje lokali ne Vlore.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar. Dyshohet se viktimës i kanë prerë rrugës e më pas drejt makinës me të cilën lëvizte është qëlluar me armë zjarri.

Në makinë ka qenë dhe një tjetër person, që sipas raportimeve, nuk ka marrë lëndime.

Policia ka dalë me njoftim paraprak.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin  B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

Exit mobile version