Vritet emigranti në Pogradec, pellg gjaku e dëmtime në kokë

Një 37-vjeçar është gjetur i vrarë dje në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të lagjes 5 të këtij qyteti, ku trupi i pajetë i një 37-vjeçari është gjetur në orët e para të mëngjesit mbuluar nga gjaku. Ka dyshime të forta se emigranti që u gjet pa jetë në Pogradec është vrarë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, rruga ku u gjet pajetë Kreshnik Çela është e mbushur me shenja gjaku. Dyshohet se viktima është vrarë me mjete të forta, thanë burimet nga Morgu i Spitalit të Pogradecit.
Ndërsa, në njoftimin zyrtar policia tha se, trupi është gjetur rreth orës 06:10 në lagjen nr. 5 në Pogradec. Kreshnik Çela, rreth 37 vjeç është nga fshati Buzaisht, por jetonte në Greqi.
Policia tha se 36-vjeçari me inicialet K.Ç, nga fshati Buzaisht, është hedhur nga tarraca e një pallati. Mësohet se i riu, i cili prej kohësh jetonte në Greqi, ka qenë në gjendje të rënduar emocionale. Ai ka patur edhe çrregullime psikike, pasi gjatë qëndrimit në Greqi ka tentuar 2 herë të vetëvritet.
“Më datë 15.02.2017, rreth orës 06:10, jemi njoftuar se në lagjen nr.5 në Pogradec, në rrugë është gjetur i pajetë trupi i shtetasit K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi). Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në deklaratën e policisë.

Artikulli paraprakVetëvritet në banesë, kishte dalë me leje nga burgu
Artikulli tjetërDrogë, armë dhe granata nga Shqipëria në Greqi