Vritet me armë 40 vjeçari në Durrës

Qyteti bregdetar i Durrësit është tronditur nga breshëritë e plumbave ku ka mbetur i vrarë një person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 ndërsa personi që ka mbetur i vrarë është shtetasi Feriz Bardhi 40 vjeç.

Burime nga qyteti bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Kryqit të Kuq në lagjen nr.18. Rrethanat e ngjarjes janë ende  të paqarta.

40 vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plumbave që ka marrë gjatë të shtënave. Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit e futën atë në sallën e operacionit, por ai nuk ia doli që të shpëtonte nga plumbat. Viktima është i skeduar nga Policia e Shtetit, si i përfshirë në trafikun e drogës. Dyshimet e para janë se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

vrasja Tirane

Artikulli paraprakTaksa ‘Haradinaj’, Ljajiç: Serbia ka humbur 260 milionë euro në 8 muaj
Artikulli tjetërPD: Tenderi 30 milionë eurosh për uniformat e policisë, aferë korruptive! Favorizohet klienti i qeverisë