Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Austri, policia në kërkim të autorit! Dyshimet e para

Një kryebashkiak në Austri është vrarë me armë zjarri, raporton CNN.

 

Bëhet fjalë për Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau. Ai u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Gjithashtu mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet.

Z ëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer, njoftoi se një operacion i gjerë policor, që përfshin helikopterë dhe forca speciale, është duke u zhvilluar për kapjen e autorit, i cili mund të jetë i armatosur.

Sipas hetimeve, vrasja duket të ketë qenë e lidhur me një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë.

Artikulli paraprakLinjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
Artikulli tjetërOfroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, GJKKO shpall fajtor Agim Locin! Ja sa u dënua