Vritet me thikë 37-vjeçari te Stacioni i Trenit në Elbasan

Një 37- vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi është qëlluar disa herë me thikë në trup. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të Stacionit të Trenit në Elbasan. Mësohet se 37-vjeçari Erjon Mihallari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autorët i kishin zënë pritë 37-vjeçarit, të cilin e kanë goditur me thikë, sapo ka zbritur nga automjeti i tij në zonën pranë Stacionit të Trenit.
37-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi thika i kishte prekur organet jetësore. Burimet e policisë bënë të ditur se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit që e kanë marrë me makinë të plagosurin për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital.
Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e krimit, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia bëri të ditur se ka shkuar në vendin e ngjarjes, por pa mundur të kapë autorin. Bëhet e ditur se, ekspertë të policisë gjetën në vendin e ngjarjes edhe dy gëzhoja, çka ngre dyshime se mund të jenë përdorur edhe armë zjarri. Ende nuk ka asnjë të dhënë nga policia për autorin e vrasjes.
Krimi është rritur frikshëm gjatë kohëve të fundit në të gjithë vendin. Përditë ndodhin vrasje e plagosje me armë dhe me thika, ndërsa policia nuk është e paaftë për të vendosur rendin dhe sigurinë.

Artikulli paraprakBashkia Korçë, taksë për ata që nuk hapin dyqanet
Artikulli tjetërEmri Edi Rama shkruhet në koshat e kryeqyteteve të Evropës