Vritet pronari i një televizioni në qytetin e ministrit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen. Sipas burimeve, pronari i një televizioni është vrarë paraditen e sotme nga persona të panjohur për policinë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime spitalore të qytetit të Rrëshenit, citon Faxnews, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas tyre, një person ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarri.

Sipas burimeve, Kastriot Reçi është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Të dhënat e para flasin se Reçi është pronari i një mediaje lokale në Mirditë.

Ai ishte pronar i MediaPlus në Rrëshen dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë.

‘Qëndroni sa më larg….. “, çfarë shkruante Kastriot Reçi natën e ndërrimit të viteve

Një javë para ekzekutimit, Kastriot Reçi ka bërë një urim për Vitin e Ri. Ai uron miqtë e tij që të qëndrojnë sa më larg njerëzve të këqinj.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”.
Ndërsa thënia e tij në Facebook ishte:

“Kundërshtarët e mi janëe xhelozë sepse thellë në zemrat e tyre duan të jenë si unë”.

Kastriot Reçi pronar i televizionit “Media plus” u ekzekutua paraditen e sotme, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

auto reci 11578395477

vrasje vlore

Artikulli paraprakEksperti gjerman: Rama të përmbushë 10 kriteret e Bundestagut, shqiptarët të vendosin për…
Artikulli tjetërShkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë