Vuani nga i ftohti edhe kur është ngrohtë? Zbuloni arsyen pse ndodh

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojmë dhe shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Gjithashtu i ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës.

Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët dhe duart mund të ngrijnë. Përpos të gjitha këtyre që përmendëm ka disa persona që kanë më ftohtë se të tjerët, kjo ndodh se këta persona mund të jenë prekur nga sëmundje të ndryshme si, sëmundja e anemisë, e veshkave, tiroidja, anoreksia, gripi, alkooli.

Vuani nga anemia
Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen aty ku ka nevojë. Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktoj plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe tek këmbët.

Tiroidja
Në rastin kur tiroidja nuk arrin të krijoj mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, përtharje të lëkurës dhe shtim në peshë.

Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht. Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.
Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave. Kjo e fundit ul temperaturat e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera.
Sëmundjet e veshkave kanë lidhje dhe me aneminë që ju bën që të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

Anoreksia nervore
Ky çrregullim ushqimor është i dëmshëm për organizmin. Mungesa e yndyrës në organizëm ju bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sidomos në zonën e këmbëve dhe duarve.

Gripi
Shkaktohet nga një virus e cila pushton të gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë.

Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë por edhe me ethe në të njëjtën kohë. Ju mund të përjetoni dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi.

Alkooli
Alkooli mund t’ju ngrohë por ngrohja është momentale. Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase.

Artikulli paraprakMë pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund ta parandalojnë kancerin
Artikulli tjetërEdi Rama takon në burgun e Tiranës, “viktimat” e Rilindjes!