Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.
Vuçiç njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.
“Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.
Ai tha në një video në Instagram se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.
Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.
Ndërkohë, biseda mes tyre u zhvillua ndërsa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën Putinit në shtator që Vuçiç të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor.