Shifra zyrtare zyrtare është 408 milionë euro ndërtime në Tiranë në vetëm 6 muaj. Eshtë një shifër e frikshme e pastrimit të parave nga mafia në qeveri e lejeve të ndërtimit Rama-Veliaj, ndërsa qyteti bëhet i pabanueshëm.
598 leje për ndërtesa të reja janë miratuar vetëm në 6-mujorin e parë të vitit, ndjeshëm më shumë se një vit më parë e duke tejkaluar edhe nivelet e vitit 2019, teksa është zgjeruar vrullshëm edhe sipërfaqja e dhënë për këto leje në 1.1 milionë metra katror.
49.7 miliardë lekë apo rreth 407.6 milionë euro është vlera e përafërt e lejeve të miratuara për ndërtesa të reja dhe punimeve inxhinierike vetëm për periudhën janar-qershor.
Për ekspertin e Zef Preçi, ky boom lejesh të reja më shumë se me plotësimin e kërkesës konsumatore, lidhet me pastrimin e parave informale pasi sipas tij ndërtimi është sektori me riskun më të lartë në këtë drejtim, veç të ardhurave që sjellin për bashkitë.
“Lejet e ndërtimit që janë një kanal përmes të cilit burime informale dhe kriminale përfshihen në sistem për legjitimimin e tyre, duke krijuar deformacione në tregje. Kjo ndodh jo se nuk dihet, por sepse ka pleksje të interesave. Dikush kërkon kompensim për kontributet në fushatë, dikush investon për të ruajtur statusin e tij dhe për të mos u ndëshkuar nga organet ligjzbatuese. Mungon zbardhja, mungon veprimi i agjencive shtetërore dhe në thelb ky është një lloj tolerimi që mund të ndihmojë qeverinë për të filluar programin e saj qeverisës, mund të gjenerojë të ardhura, por në thelb nxit polarizimin e shoqërisë ku i pasuri bëhet më i pasur, i varfëri më i varfër dhe krijon deformacione te konkurrenca”, tha Zef Preçi, ekspert për ekonominë.
“Sistemi bankar ndodhet në një presion të rritur për t’u përfshirë në procesin e pastrimit të parave dhe ka indicie se ky sektor po përfshihet në këtë proces dhe në të njëjtën kohë ka një tendencë që sektori bankar të financojë apo bashkëfinancojë projekte të rëndësishme me PPP apo projekte në ndërtim, gjë që rrit rreziqet për periudhat e mëvonshme”, tha Preçi.