Sipas Kurir.rs, Kreu i Shtetit serb do t’i drejtohet kombit në një fjalim pasditen e së premtes, në orën 18:00, ku do t’i komunikojë vendimet e marra.
“Lidershipi shtetëror ende po diskuton tema të ndryshme dhe në tavolinë është opsioni për shpalljen e okupimit të një pjesë të territorit të Republikës së Serbisë”, shkruan Kurir.rs, referuar Veriut të Kosovës që Beogradi e konsideron territor të tij.
Sipas medias serbe, ky vendim i Vuçiç do të merret për shkak të “terrorit që populli ynë në Kosovë ka vuajtur me vite, i cili është përshkallëzuar ditët e fundit”.
“Kohët e fundit ka pasur një seri ngjarjesh të pakëndshme, gjatë bllokadës tashmë 14 ditore të institucioneve serbe, dhunimi brutale, keqtrajtimi dhe arrestimi i katër të rinjve serbë që festonin ditëlindjen e tyre.
Në të njëjtën kohë, e gjithë kjo sjell probleme të theksuara, jo vetëm për shkak të nevojës për zhvillim dhe përparim të Serbisë, por edhe për faktin se kjo do të njihte ligjshmërinë dhe legjitimitetin e të ashtuquajturën ushtria e Kosovës dhe organet e tyre.
Se çfarë do të vendoset do ta bëjë të ditur presidenti i Serbisë të premten në orën 18.00”, shkruhet në artikull.