Nga Tritan SHEHU
Sot ne Novi Sadin, vend lindjen para dy vitesh te atij projekti te deshtuar, zhvillohen “funeralet” e tij, pa prezencen e autorit dhe te “tellalleve”.
Thjesht te tre po i fshihen asaj ceremonie funebre te “Ballkanit te Hapur” alias “Jugosllavia e Re”.
Dhe nuk kishte si te perfundonte ndryshe, ai ishte vetem nje projekt:
1-Ne perputhje me idene e Serbise per “Jugosllavine e Re”, me lider Vucic e supremacine serbe ne Rajon.
2-Ai synonte te vendoste Serbine ne pozicione te avantazhuara edhe ekonomike.
3-Ai synonte te zbehte Kosoven e pavaresine e saj.
4-Ai synonte te “shplante” Serbine nga cfare ajo i shkaktoi Ballkanit e popujve te tij ne dhjetra vite, pa asnje kerkese faljeje nga ajo.
5- Ky projek si shtojce e Unionit EuroAzian te Rusise nepermjet Serbise, jashte dhe ne kontrast me projektet rajonale te Brukselit, synote te terhiqte Ballkanin Perendimor drejt Lindjes, duke e larguar nga BE.
Fatmiresisht ky projekt larg interesave jetike te Shqiperise, Kosoves, shqipetareve e te gjithe Rajonit si pjese e BE, nuk pati jete te gjate.
Ai po “varoset” me “dhembet e qumeshtit” akoma ne goje.
Ishin vecanerisht ngjarjet e fundit ne Mal te Zi, tanket e avionet rus ne “prag” te Kosoves, qe i dhane goditjen e fundit.
Por jo vetem, ishte dhe qendrimi i forcave pro perendimore ne Rajon, i partnereve tane Perendimore me kundershtite apo perbuzjen ndaj tij, qe i vuri “pikat mbi i” ketij realiteti.
Dhe ketu dua te falenderoj edhe Zonjen Leyen per ate qe theksoi dje ne Tirane, duke e hedhur ne kosh kete “Ballkan te Hapur”:
–Asnje projekt i dobishem i bashkepunimit Rajonal nuk mund te jete jashte “Procesit te Berlinit”, i pa inkluduar ne ate dhe pa pjesemarjen si te barabarte te te gjitha vendeve, tha ajo.
Projekti i Berlinit eshte nje projekt i BE, i iniciuar nga Merkel.
“Ballkani I hapur” ishte nje projekt jashte Brukselit, me autor, zbatues e garant Vucic te lidhur me ate Union te Rusise si kunderpeshe e BE, tre vendesh e diskriminues ndaj te tjereve.
“Varrosja” reale e tij sot, eshte nje hap pozitiv per Rajonin drejt Europes.
Tashti te gjithe duhet te koncentrohemi vetem te Projektet e Brukselit per Rajonin, te permbushja e standarteve te BE, nga secili vend!