Vula e PD/ Me cilin “Sy” e lexon Rithemelimi vendimin e Gjykatës së Lartë, me atë me xham apo atë pa xham?!

Nga Namir Lapardhaja

E gjithë retorika e Rithemelimit është e ngritur mbi propagandën dhe mashtrimin.

Ashtu si i gënjyen demokratët për revolucion dhe për rrëzim të qeverisë dhe pastaj përfunduan te pazari me Edi Ramën, vijojnë t’i gënjejnë paturpësisht për vendimin e Gjykatës së Lartë, edhe pse aty është e shkruar qartë dhe kushdo mund ta lexojë.

Vetëm nëse lexojnë te relacioni i kësaj gjykatë, pretendimet e tyre, mund të kenë të drejtë, por gjykata i përfshin pretendimet e të gjitha palëve dhe në fund shpreh konkluzionin e saj.

Gjykata e Lartë nuk jep vendime për vulën dhe logon e PD, por ajo merr në shqyrtim dhe analizon vendimin e Apelit.

Dhe thelbi i relacionit dhe vendimarrjes së Gjykatës së Lartë është ky: nëse Apeli e ka njohur Alibeajn dhe Bashën si palë në proces, pse e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe nuk e ka dhënë vendimin në favorin e tyre.

Ndaj, pas njohjes së PD zyrtare si palë në proces, Gjykata e Lartë çmon pikërisht rishqyrtimin e çështjes në Apel me një trup tjetër gjykuese.

Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës së Lartë. Vendimi është publik dhe mund të lexohet prej të gjithëve.

Fatkeqësisht propaganda “qorri.net” e Berishës vijon të gënjejë dhe të tallet mëngjes e mbrëmje me demokratët. Gjykata nuk shprehet mbi pretendimet e shumicës apo pakicës, por mbi aktet, procedurat dhe ligjet.

Exit mobile version