“Vuloset” e ardhmja e Neymar

“Neymar tashmë ka një të ardhme te PSG”. Me këtë deklaratë, babai i Neymar ka kërkuar të shuajë zjarrin e largimit të mundshëm të yllit brazilian nga klubi francez, verën e ardhshme. Babai menaxher i tha këto fjalë për “AFP”, në një konferencë shtypi së bashku me presidentin Al-Khelaifi. Presidenti i PSG-së udhëtoi për në Brazil të hënën, për të vizituar lojtarin e tij, i cili po shërohet nga operacioni që kreu në “metatarsal” e pestë dhe si rastësisht, po përpiqet për ta kënaqur Neymarin dhe parandaluar anësimin drejt Real Madridit, çka po përflitet dendur në mediat botërore.  Presidenti nga Katarit, i cili tha para se PSG-ja të eliminohej nga Liga e Kampionëve, se Neymar do të qëndrojë në Paris, 2000%, ka frikë nga një largim i nxituar i brazilianit pas rrëzimit në Champions, por ka për qëllim të shfaqë publikisht kontrollin absolut mbi situatën. “Neymar është i lumtur, shumë i motivuar dhe i ngazëllyer për t’u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur. Është duke bërë çdo gjë të mundshme për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresën se mund të luajë përsëri me klubin tonë në këtë sezon, në Kupën e Ligës”, ka thënë Al-Khelaifi.

Në Brazil thonë se është e vështirë të shihet Neymar duke luajtur me fanellën e PSG-së këtë sezon. Pas operacionit, Rodrigo Lasmar, mjeku përkatës, ka thënë se lojtari do të jetë “dy muaj e gjysmë apo tre muaj jashtë”. Qëllimi i Neymar është për të arritur në Kupën e Botës me formë të plotë fizike, kështu që është e vështirë për ta detyruar me një kthim më herët (në mes të prillit do të shqyrtohet edhe një herë situata e tij e operacionit, për të vlerësuar datën e mundshme të kthimit në stërvitje). Neymar është bërë “goli i madh” i Florentino Pérez për sezonin e ardhshëm. Të dërguarit e tij janë takuar me njerëzit pranë brazilianit në Paris, duke testuar nënshkrimin e mundshëm, por kanë marrë një përgjigje nga PSG-ja: nëse jepni 400 milionë euro, Neymar mund të largohet.

Artikulli paraprak“Plani B” i Real Madridit
Artikulli tjetërReal nis bisedimet me klubet angleze për shitjen e Bale