Roman Weidenfeller do të veshë fanellën e Borussia Dortmund edhe në sezonin e ardhshëm. Portierit të verdhezinjve kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni, por klubi gjerman nuk mendon ta lërë të lirë 36-vjeçarin, që kërkon të vazhdojë të mbështet te eksperienca e tij. Konfirmimi vjen nga drejtori Sportiv, Michael Zorc, i cili zbuloi se klubi është në bisedime të avancuara për kontratën e re të Weidenfeller, që luan me Dortmund prej 15 vitesh.