Wenger drejt largimit

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Arsene Wenger si trajner i Arsenalit, në fund të sezonit, sipas “Daily Mail”. E ardhmja e Wenger në krye të “Topçinjve” po bëhet gjithnjë e më e pamundur, pas një ecurie të keqe, që e ka lënë klubin në rrezik për të humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm. Francezi mbetet i vendosur për ta kthyer situatën, por Low kryeson listën e opsioneve për të marrë në dorë drejtimin e Arsenalit nga Wenger, në verë. Megjithatë, drejtuesve të klubit nga “Emirattes” do t’u duhet të negociojnë një strategji komplekse me Federatën gjermane të Futbollit, për të marrë trajnerin e saj, duke pasur parasysh se Low ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe ka për të mbrojtur Kupën e Botës me ekipin kombëtar, këtë verë. Trajneri i kombëtares gjermane po shfaqet si favoriti kryesor, pasi fundi i afro 22 viteve të Wengerit me klubin londinez po afrohet. Mbetet në dorën e pronarit Stan Kroenke për të dhënë një qëndrim të “ekzekutimit” të Wenger, ashtu siç bëri verën e kaluar, kur një fitore e shkëlqyeshme e “FA Cup” kundër Chelsea e lejoi menaxherin e Arsenalit të justifikonte këtë kontratë aktuale dyvjeçare.

Deri në atë fitore në maj, madje edhe ata që ishin afër Wengerit mbetën të pasigurt për qëllimet apo fatin e tij. Ajo që është e re tani është se “katalizatori për ndryshim”, rol të cilin shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis, ia kishte premtuar para verës së kaluar, është zënë. Sven Mislintat (kreu i rekrutimit), Raul Sanllehi (kreu i marrëdhënieve të futbollit) dhe Huss Fahmy (negociatori i kontratës) janë ekipi i ri ekzekutiv. Pak nga pak, Wenger është rrethuar nga të emëruarit e Gazidis. Me të paktën dy anëtarë kryesorë të bordit, që kanë ardhur në vendimin se francezi duhet të largohet, Wenger është i izoluar në një mënyrë që kurrë nuk ka qenë më parë. Nga ana e tij, Low përfaqëson diçka të rrezikut, në atë që nuk ka trajnuar në nivel klubi që nga viti 2004 dhe ka vetëm dy trofe të mëdhenj në nivel klubi, Kupën gjermane me Shtutgart (1997) dhe Bundesliga austriake (2002) me Tirol Innsbruck. Këto 12 vitet e fundit, që kur zëvendësoi Jurgen Klinsmann si trajner i kombëtares gjermane, ai ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, me një fitore në Kupën e Botës, në vitin 2014, vendin e tretë në “Afrikën e Jugut 2010”.

Artikulli paraprakBerisha: Olsi Rama, partizani i “miellit”, Fatmir Xhafa shkatërroi provat. Tentuan të marrin kokainën nga kamioni
Artikulli tjetërDani Alves: Ndaj Real Madridit, kurrë nuk mund të relaksoheni