Wenger i fiksuar pas mesfushorit të Napolit

Arsene Wenger nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pankina e Arsenalit dhe madje ka filluar të mendojë për përforcimin e skuadrës. Krahas Thomas Lemar, që është në krye të listës së dëshirave, një emër nga kampionati italian ka tërhequr vëmendjen e trajnerit francez të Arsenalit.
Bëhet fjalë për mesfushorin italo-brazilian të Napolit, Jorginho, që prej 3 sezonesh ka “gjetur parajsën” me Sarrin dhe po shkëlqen. Mesfushori i të kaltërve ka mesataren më të lartë të pasimeve për ndeshje, në këto javë të para, 92.8% e të cilave kanë qenë të sakta. Ende nuk dihet oferta e Wengerit, për 25-vjeçarin, por italianët vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga Jorginho, pavarësisht shumës.

Artikulli paraprakTorres gati të lërë Madridin
Artikulli tjetërDe Rossi: Kemi avancuar shumë me Di Francescon