West Ham dëshiron Joe Hart

Pasi u rikthye nga huazimi te Torino, Joe Hart me të gjitha mundësitë do të largohet sërish nga Manchester City. Portieri anglez vështirë se do të qëndrojë nën urdhrat e Pep Guardiolës në “Etihad Stadium” dhe siç raporton “The Sun”, në gjurmët e 30-vjeçarit është vendosur West Ham. Skuadra e Slaven Bilic është në kërkim të një portieri dhe Hart shikohet si përforcimi ideal për këtë repart.

Exit mobile version