Willems: Korrupsioni vazhdon të mbetet pengesë për zhvillim

Investimet në tregti janë të pamundshme pa siguri ligjore. Korrupsioni fatkeqësisht edhe më tutje vazhdon të mbetet pengesë madhore për zhvillim. Kosova duhet të demonstrojë progres të konsiderueshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të afarizmit dhe kushteve për të bërë biznes në Kosovë. Kjo është koha e duhur që të intensifikohen këto përpjekje po edhe përkushtime. Kështu tha sot ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, në tryezën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë”, që është organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Grupi për Studime Juridike dhe Politike si dhe ambasada e Mbretërisë Holandeze.
Në ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se luftën kundër korrupsionit ia kemi borxh vetvetes. Ndërsa kërkoi edhe presion nga ndërkombëtarët. Ajo ka folur edhe për gatishmërinë që qeveria e ka karshi investitorëve të huaj dhe atyre vendore. Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit Evropian të Investitorëve , ka cituar raportet e fundit atë progresit dhe të bërit biznes, ku Kosova renditet në fund për sa i përket sundimit të ligji dhe krijimit të organizuar. Sipas tij, këto janë kritere bazë të shtetit funksional. Diskutime të tilla përmes tryezave do të mundësojnë që bizneset dhe ata që dëshirojnë të jenë prezent në tregjet e BE-së të marrin këshilla dhe përvoja të ndryshme nga shtete anëtare të BE-së.

Artikulli paraprak…Socialistëve të abandonuar dhe banditëve, kusarëve e perversëve të Sektit 3-këmbësh
Artikulli tjetërAjeti në zbulimet e Euro 2016