Xabi Alonso: E ardhmja si trajner

Një ditë pasi komunikoi tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni, Xabi Alonso doli në një konferencë për shtyp pikërisht për të konfirmuar lamtumirën. Përkrah tij ishte edhe trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti njeriu me të cilin, mesfushori spanjoll po punon për herë të dytë në karrierë pas eksperiencës te Reali i Madridit. Aventura e tij në Gjermani, bashkëpunimi me Ancelottin dhe dëshira për t’u bërë trajner në të ardhmen ishin këto 3 nga temat tek të cilat u ndal Xabi Alonso.
“Do ta kujtoj gjithmonë  me nostalgji që kam qenë pjesë e një klubi legjendar si Bayern Munich. Mua më pëlqen futbolli dhe gjithmonë më kanë pëlqyer ato klube që përfaqësojnë aristokracinë e futbollit europian. Bayerni është një prej tyre. Ancelotti? Kam mësuar shumë nga ai, dua ti uroj më të mirat Carlos dhe shpresoj që këtë vit të fitojmë Champions-in, sëbashku.  Përsa i përket të ardhmes pasi të tërhiqem nga futbolli, nuk mund ta them me siguri që do bëhem trajner por ku i dihet. Duhet ta mendoj këtë gjë dhe të përgatitem mirë pasi të jesh trajner i suksesshëm nuk është e thjeshtë”, u shpreh Xabi Alonso.
I trishtuar për lamutumirën e parakohshme të një futbollisti tek i cili ai beson ende shumë dhe është i bindur se i ka mundësitë për ta ndihumar Bayern-in edhe në të ardhmen. Për Carlo Ancelottin, Xabi Alonso është një nga ata lojtarë që nuk mund të harrohet lehtë. “Më duhet të respektoj vendimin e tij. Do të humbasim një futbollist fantastik. Jam shumë i lumtur që e kam stërvitur dhe vazhdoj ta stërvis Xabi Alonson. Është një njeri i mrekullueshëm dhe një futbollist i shkëlqyer. Do të punoj edhe tre muaj me të dhe shpresoj që edhe në nder të Alonsos të fitojmë sa më shumë trofe në këtë sezon”, theksoi Carlo Ancelotti.

Exit mobile version