Xavi Hernández e ka refuzuar dy herë Barcelonën. Këtë e ka konfirmuar vet legjenda e katalunasve.
“Unë i kam thënë dy herë jo Barcelonës… dhe kjo është shumë e vështirë”, tha Xavi.
Sido që të jetë, ai nuk e mohon që ëndrra e tij është të ulet në stol në Camp Nou. “Ndihem më i përgatitur se ditën e parë, jam i hapur. Nuk jam duke mashtruar askënd; Po përgatitem për këtë, por tani për tani duhet të respektoni Koemanin; një legjendë e klubit me një vit më shumë kontratë”, u shpreh ai.
Xavi po përgatitet që të marrë drejtimin e Barcelonën në verën e vitit 2022.