Xhafa fsheh në CV 5 vitet si xhelat i diktaturës

Në jetëshkrimin e ministrit të ri të Brendshëm (këtu: http://ps.al/author/fatmir-xhafaj/) që mund ta gjesh në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, mungojnë plotë 5 vite të jetës së tij profesionale, si “jurist”.
Ja çfarë shkruhet në CV-në e Fatmir Xhafës për profesionin e tij përpara viteve ‘90-të.
“Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist, avokat i një studioje të tijën ligjore”.
Vetëm kaq. Mungojnë plot 5 vite nga viti 1986 dhe deri në vitin 1990, nga më të egrat e diktaturës, që ministri i ri i Brendshëm i fsheh. Edhe për ato katër vitet 1982-1986 për të cilat thotë se ka punuar në fushën e jurisprudencës, nuk e specifikon, se ku dhe çfarë detyre ka pasur konkretisht.
Gjithsesi duket se ish-hetuesi i egër i viteve ‘80-të, që të fsheh të kaluarën e tij duhet të presë të vdesin qindra njerëz që kanë kaluar në zyrën e tij për t’ju fshehur përfundimisht të kaluarës së errët që e përndjek. Dhjetëra qytetarë menjëherë, pasi mësuan lajmin se ai u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama, si ministër i Brendshëm kanë nisur të rrëfejnë bëmat e tij si ish-hetues i devotshëm.
Në periudhën që ai fsheh, rezulton se ka qenë hetues i Degës së Brendshme të Rrethit Krujë dhe njëkohësisht edhe anëtar i KQ të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë.
Si hetues që ka punuar gjithmonë në seksionin e krimeve politike, ai tashmë është rikthyer në zyrat dhe korridoret nga merrte urdhrat në rininë e tij, por këtë herë i rilindur prej Ramës, si ministër i asaj godine.

Artikulli paraprak“Financial Times”: Situatë e rrezikshme në Ballkan
Artikulli tjetërAmbasadori britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira