Xhafa operonte me drogën në 5 shtete/ ESKTRADIMI QE U FSHEH PER 1.3 MILIONE EURO

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar dje aferën e Ramës me vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës. “Agron Xhafaj, njeriu i yt i ndershëm apo që ka blerë ndershmërinë e tij tek ti me 1.3 milionë euro dhe vëllai i plotë i Fatmir Drogës ishte anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogave të përbërë nga shqiptarë, polakë, italianë, kanadezë, amerikanë dhe ka kërkuar ekstradimin e tyre”, shkruan Berisha në denoncimin në rrjetin social Facebook.
Reagimi i Berishës erdhi pas një avokatie të turpshme të Ramës ndaj Agron Xhafës, duke e konsideruar atë si një njeri të ndershëm që i binte në qafë kot Berisha. Në të vërtetë kjo është një aferë e pastër droge, ku Rama për të parën herë implikohet direkt personalisht dhe kjo bëhet për interesa jo të vogla materiale, sepse Rama është paguar për të mos lejuar ekstradimin e Xhafës së drogës.
Denoncimi edhe në gazetën e Ramës
Se cilin person ka liruar Gjykata e Apelit Vlorë, duke sjellë dështimin e ekstradimit të tij në Itali për shkak të arratisjes, e tregon ky vendim i vitit 2011 i Gjykatës së Lartë të Venezuelës. Gjykata e vendit të Amerikës së Jugut, duke shqyrtuar një çështje ekstradimi të një trafikanti polak që kërkonte drejtësia italiane, ka shtjelluar edhe veprimtarinë kriminale të Gramos Murataj.
Trafikanti vlonjat për të cilin drejtësia italiane kishte kërkuar arrestimin dhe ekstradimin me çdo kusht në Itali, nga Shqipëria, rezulton i përfshirë në një grup të madh droge, që trafikonte heroinë, hashash, marujuanë dhe kokainë në shumë zona të Italisë. Banda e drejtuar nga shqiptarët, kishte planifikuar të trafikonte drogë në Amerikën e Jugut dhe Kanada. Madje, për të vënë në jetë planin, në Shqipëri ka mbërritur dhe një shtetas kanadez, me qëllim ndarjen e detyrave. Vendimi i Gjykatës venezueliane, nxjerr në skenë dhe një dokument të Gjykatës së Leçes, e cila tregonte të gjithë dinamikën e veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Mes personave të implikuar në këtë rrjet janë dhe shtetas italianë.
Ndërsa tepër aktiv tregohet dhe roli i vëllezërve Gramos dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit rezultojnë në Shqipëri të dy biznesmenë dhe aksionerë në një kompani bastesh sportive, që nga verifikimet ka rezultuar se quhet “Eccobet”. Vendimi i Gjykatës së Lartë Venezueliane, ka marrë spunto nga një kërkesë për ekstradimin e shtetasit polak Piekarniak Tomazs, i cili është dënuar nga Gjykata e Leçes me 9 vite burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarët Ninishka Kuipo Brisenjo, Deyanira Nieves Bastidas, Blanca Rosa Mármol De Leon, Eladio Ramón Aponte Aponte, Héctor Coronado Flores Dhe Gladys Hernandez Gonzalez.
Deklaratë e gjyqtares venezueliane
Në 24 mars të vitit 2011 u depozitua kërkesa për ekstradim e qyterarit polak Piekarniak Tomazs, datëlindja 11.2.1975 në Varshavë dhe rezident në Jesolo të Venecies, nga ana e Ambasadës së Italisë, që kërkohej nga Prokuroria e Leçes. Ndaj këtij personi ishtë shpallur dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Leçes.
Sipas Gjykatës, ai kishte kryer krimin e shitjes së substancave narkotike në bashkëpunim me qytetarët: Agron Xhafaj, Ervin Qezi, Tomasz Piekarniak, Gramos Murataj, Besnik Murataj, Rino Gerardi, Altin Maci, Fadil Papa, Edison Sali, Orges Seferaj. Droga ishte e llojit heroinë, marihuanë dhe hashash. Sipas autoriteteve italiane, Fadil Papa, sillte në Itali drogën, duke e shitur edhe në Jug të Italisë, në zonën e Alentos.
Ndarja e zonave
Një pjesë e saj trafikohej në Venecia dhe Trevizo, ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi. Ndërkohë në Bolonja operonin Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, në Parma, Altin Maci dhe në Imperia, Edison Sali. Sipas hetimeve, qytetari polak Tomasz Piekarniak bënte pjesë në një grup të organizuar krimi, që ishte vërtetuar nga përgjimet telefonike.
Kanadezi në Shqipëri
Ky grup importonte hashash, heroinë dhe marihuanë nga Shqipëria dhe kishte planifikuar trafikim të heroinës dhe kokainës ndërmjet Italisë, SHBA, Kanadasë dhe Shqipërisë. Piekarniak përdori hashash dhe marihuanë për ta trafikuar nga Emilia Romanja e Italisë në Poloni përmes qytetarit shqiptar Besnik Murataj dhe atij kanadez Frank Morello, i cili kishte udhëtuar edhe në Shqipëri. Besnik Murataj ishte lidhur me italianin Paolo lo Sasso, që jetonte në SHBA dhe ishte shumë aktiv në shkëmbimin e kokainës të prodhuar në Amerikën e Jugut me heroinë që vinte nga Shqipëria, e destinuar për tregun amerikan.
Roli i kunatit
Fadil Papa, me pseudonimin Ndriçim Haxhiaj (Çimi) furnizonte drogat nga Shqipëria për në Salento, në Bolonjë e shiste Agron Xhafaj (Goni) me Orges Seferajn (Gesi), në Parmë Altin Maci (Miu), në Imperia Edison Sali (Soni) dhe në Venecia Besnik Murataj. Fadil Papa ishte kunati i Besnik Muratajt. Ky i fundit siguronte të gjitha drogat, sipas përgjimeve telefonike. Hetimet nxorrën në pah faktin se Besnik Murataj dhe Paolo lo Sasso, që ishte mik i Gramos Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte realizuar shkëmbime heroine-kokainë.
Prangosja në 2000
Më 2 dhjetor 2000, Frank Morello mbërriti në Venecia. Vëllai i tij Antony Morello ishte në Vlorë, ku më datë 4 u takua me Fadil Papën, që i gjeti një kg heroinë, por u arrestua nga policia shqiptare më 7 dhjetor 2000. Përgjimet konstatuan se ishte përfshirë në trafik babai i tij.
Ndërkohë, Gramos Murataj, vëllai i Besnikut, doli nga burgu në Zvicër, ku mbahej për akuzën e tentativës së vrasjes dhe menjëherë tentoi të trafikonte 40 kg heroinë, më 3 tetor 2001 në Stamboll. Nisur nga këto konstatime, autoritetet italiane kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për këta persona, të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës: MURATAJ Besnik, GERARDI Rino, KACI Naltin, LO SASSO Paolo, MACI Atin, MORELLO Anthony, MORELLO Frank, MURATAJ Gramos, PAPA Fadil, PIEKARNIAK Tomasz, QEZI Ervin, SALI Edison, SEFERAJ Orges, SZAMBOROËSKI Adam, TORO Julian, XHAFAJ Agron. Besnik Murataj kishte një punë “mbuluese” në picerinë “Bucintoro” në Jesolo, Itali. Murataj dhe Tomasz banonin në të njëjtën shtëpi.
16 URDHËR ARRESTE
Besnik Murataj
Rino Gerardi
Altin Kaci
Paolo Lo Sasso
Atin Maci
Anthony Morello
Frank Morello
Gramos Murataj
Fadil Papa
Tomasz Piekarniak
Ervin Qezi
Edison Sali
Orges Seferaj
Adam Szamboroëski
Julian Toro
Agron Xhafaj
Shkrimi u publikua dt. (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com

Degradimi psikik i Edvinit nuk mund të jetë mbrojtje për Fatmir dhe Agron Drogën!
Të dashur miq, me një pamflet të shkruajtur me fjalor koprolalik, dëshmi e degradimit të plotë psikik dhe të parikthyeshëm të njeriut, Edvin Shullazi sulmon mua dhe merr në mbrojtje trafikantin ndërkombëtar Agron Xhafa, vëlla i Fatmir Xhafës, të cilit Rama i ka fshehur kërkesën për ekstradim nga Venezuela si supertrafikant. Unë jam edhe mjek dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem fjalorit të degraduar të një të sëmuri psikik, pavarësisht se ai mban postin e Kryeministrit.
Nuk kam ndërmend t’i jap ndonjë përgjigje civile pasi fyerjet e tij më nderojnë, dhe aq më pak me ndonjë shprehje shqiptarçe si: “mbaji për vete” apo “futi nga i ke nxjerrë” ose “çoja atij apo asaj” që t’i ka mësuar këto fjalë. Jo! Të sëmurit psikik të degraduar duhet t’i hapësh rrugën nëse nuk do të imitosh atë dhe të dukesh si ai. Por në rast se Rama ka sharë si një i sëmurë psikik, vetëm e vetëm se është peshuar në kandar me 1.3 milionë euro për të fshehur, siç kanë shkruajtur mediat, kërkesën për ekstradim nga Venezuela të Agron Xhafës, vëllait të Fatmir Xhafës, kjo është çështje e tij dhe nuk ndryshon asgjë. Me këtë ai vetëm se ka faktuar thelbësisht ato që unë e kam akuzuar.
I sfazuar nga sëmundja ai nuk arrin të kuptojë se trafiqet kriminale, droga, larja e parave të krimit nuk mbulohen dot as me të gjitha sharjet, as dhe me fjalorin koprolalik të të gjithë skizoidëve të pamjekuar apo halabakëve të kësaj toke! Po shtoj këtu se për njeriun tënd të ndershëm Agron Xhafa dhe vëllain e Fatmir Drogës, jo “Rilindja Demokratike”, por vetë gazeta e Bolinos tënd të dashur informon shqiptarët më dt. 8 mars në shkrimin e saj me titull: “Trafiku i drogës, raport nga Venezuela për vëllezërit Murataj” shkruan se Gjykata e Lartë e Venezuelës ka gjetur se:
– Agron Xhafaj, njeriu yt i ndershëm apo që ka blerë ndeshmërinë e tij tek ti me 1.3 milionë euro dhe vëllai i plotë i Fatmir Drogës ishte anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogave të përbërë nga shqiptarë, polakë, italianë, kanadezë, amerikanë dhe ka kërkuar ekastradimin e tyre dhe se,
– Agron Xhafa (ndërtues pallatesh dhe pronar i kompanisë së lojërave të fatit Apex, së bashku me familjarët e tu më të afërt, që mbajtën me Xhafën e drogës 8 muaj në Parlament ligjin e lojërave të fatit, sipas kësaj gjykate, por edhe gjykatës italiane ka qenë ring-lider pra, drejtues i rrjetit për shpërndarjen e drogës në Bolonja të Italisë, të cilën e merrte nga trafikanti Fadil Papa.
– Po kështu Gjykata e Leçes ka gjetur se Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Drogës dhe njeriu i yt i ndershëm, pasi të ka paguar paratë për të mos e ekstraduar dhe ortaku i njerëzve të tu më të afërt në kompaninë e bixhozit, pra të mëkatit, ishte lidhje edhe e polakut Tomasz Piekarniak të dënuar me 9 vjet heqje lirie nga kjo gjykatë dhe së fundi,
– Autoritetet italiane kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për Agronin tënd të ndershëm, vëllaçkon e Fatmir Drogës dhe 15 persona të tjerë, listën e të cilëve e ka botuar Bolinua yt në gazetën e tij më dt. 8 mars 2014.
E vërteta është se të gjitha këto bazohen në dokumente zyrtare të gjykatave të Italisë dhe Venezuelës. Por mesa duket botimi i shkrimit nga Bolua është bërë si shantazh para pagesës së plotë prej 1.3 milionë euro, që thuhet se duhet të të bënte për fshehjen e urdhër arrestit njeriu yt i ndershëm Agron Xhafa, vëllai trafikant i Fatmir Drogës, bashkëpronar me Fatmirin i pallateve të ndërtuara me paratë e krimit dhe ortak i familjareve të tu më të afërt në bixhozin e larjes së parave të drogës!
Këtu më poshtë keni linkun e artikullit të plotë të botuar nga Bolino i njohur si “Këmisha mediatike e Ramës”.

Artikulli paraprakArsimi, “mollë e ndaluar”, Basha me projekt të ri
Artikulli tjetërFaqja e parë