Xhafaj: I kërkova Prokurores ti tërheqë vërejtje prokurorëve që s’janë me ne

Një deklaratë e papërgjegjshme e ministrit të Brendshëm reflekton pozitat e sotme të Prokurorisë e vënë tërëisht në shërbim të politikave të qeverisë. Sipas Xhafajat, ai nuk ka marrëdhënie të mira me disa prokurorë , që sipas tij kanë pikëpamje të ndryshme politike. Xhafa ka shkuar edhe më tej. “I kam kërkuar Prokurores që ti tërheqë vërejtje atyre” u shpreh Xhafa, i cili tani e konsideron institucionin e Akuzës vetëm një levë në duart e qeverisë. Deklaratat e Xhafajt paralajmërojnë masa ndaj prokurorëve që nuk i kryejnë hetimet nën urdhëra politikë të qeverisë. Kjo është drejtësia e re politike që po lind ku të gjitha pushtet janë në duart e Kryetarit të Partisë.

Exit mobile version