Xhaka dhe Basel barazojnë me Wolfsburg

Taulant Xhaka dhe Baseli duken gati për sezonin e ri. Kampionët e Zvicrës barazuan 3-3 në ndeshjen e fundit miqësore, të luajtur përballë Wolfsburg, skuadrës së Bundesligës gjermane. Mesfushori shqiptar ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë, ku Baseli pati jo pak vështirësi, pas disavantazhit me dy gola. Gjermanët zhbllokuan sfidën me Dost në minutën e 29, ndërsa në fraksionin e dytë dyfishuan shifrat me Kurse.
Zviceranët arritën të kundërpërgjigjeshin, duke realizuar dy herë në harkun e 3 minutave me Janko dhe Hoegh, por sfida nuk përfundoi me kaq. Wolfsburg kaloi sërish në avantazh me Caligiuri-n, por 8 minuta përpara fundit të sfidës, Elyounoussi barazoi shifrat në 3-3, rezultat me të cilin përfundoi edhe sfida.
Në ndeshjen ku trajneri Fischer i provoi të gjithë lojtarët, Taulant Xhaka qëndroi në fushë për 63 minuta. Kuqeziu pritet të jetë titullar në ndeshjen hapëse të sezonit, të dielën më 24 korrik kundër Sionit, ku Baseli do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Zvicrës.

Exit mobile version