Taulant Xhaka, në një intervistë për zviceranen “Blick”, ku ka folur për shumë tema, është pyetur edhe për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që nuk po luan rregullisht te Baseli.
Gjërat kanë nisur të ndryshojnë së fundmi, por prapë se prapë Edoni duhet të punojë edhe shumë për ta bindur trajnerin e Basel.
Sido që të jetë, Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që sipas tij, në fillim nuk e ka marr edhe seriozisht këtë punë.
“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, u shpreh Zhaka.
“Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse”.
“Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”.