Xhaka reagon ashpër ndaj legjendës së Manchester Unitedit: Disa njerëz flasin shumë…

Granit Xhaka ka thënë se pretendimet se Arsenali nuk është mjaftueshëm i fuqishëm në aspektin mendor – si ato të Patrice Evras, i cili i vlerësoi lojtarët e Arsenalit “foshnje” – janë “gjepura”.

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, u intervistua nga disa mediume pas disfatës 1:0 kundër Sheffield Unitedit, ndeshje kjo të cilën e vendosi goli i shënuar në minutën e 30-të nga Lys Mousset.

Në 17 ndeshjet e fundit të zhvilluara si mysafirë, “Topçinjtë” kanë arritur t’i sigurojnë vetëm katër fitore, duke ia vështirësuar vetes punën për ta siguruar një vend kualifikues për edicionin vijues të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj disfatë të së hënës, Evra e kritikoi ashpër skuadrën e Unai Emeryt, duke pretenduar se ata kanë mbetur ashtu siç ishin edhe para dhjetë vjetësh – foshnje.

“Sheffieldi e meritoi fitoren, por unë s’jam i befasuar për Arsenalin. Kisha thënë para ndeshjes se ata duhet të sigurohen që nuk bien në kurth”, u shpreh Evra në një intervistë të dhënë në Sky Sports.

“Unë i quaja foshnje para dhjetë vjetëve dhe ata ende duken të tillë kur i shikoj. Kjo është e vërteta dhe unë nuk po tregohen i pasjellshëm duke thënë kështu. Unë thjesht ndihem kështu për këtë skuadër”.

Xhaka iu përgjigj shpejt këtyre kritikave, duke thënë: “Unë kam shumë respekt për të sepse ai ishte lojtar i mrekullueshëm, por duhet të ketë kujdes se çfarë flet”.

“Ai i njeh këto situata mirë, por jo vetëm ai. Shumë njerëz flasin shumë gjepura dhe është gjithmonë e njëjta. Ne nuk duhet të flasim më për aspektin mendor të ndeshjes dhe për gjepura si kjo”.

“Më vjen keq që po e them këtë, por, për mua, është e njëjta – si të luash në shtëpi, si të luash si mysafir. Ti duhet të fitosh dhe duhet ta dëshmosh veten e të mos kërkosh arsyetime”.

Arsenali radhitet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, dy pikë prapa Chelsea në vend të katërt dhe dhjetë pikë para liderit të ligës, Liverpoolit.

Artikulli paraprakTifozët turq ëndërrojnë Muriqin në Kombëtaren e Turqisë
Artikulli tjetërBerisha thirrje shqiptarëve: Të shporrim një minutë e më parë monstrën Rama!