Qendërmbrojtësi Sokratis Papastathopoulos insiston se nuk është e rëndësishme kush e mban shiritin e kapitenit në Arsenalit, pasi Granit Xhakës iu mor kjo përgjegjësi dhe iu dha Pierre-Emerick Aubameyangut.
Arsenali ia mori shiritin e kapitenit Xhakës, pas reagimit të tij me zemërim ndaj fishkëllimave të vetë tifozëve të “Topçinjve” në ndeshjen e Premierligës kundër Crystal Palace. Tani, shiritin e kapitenit e mban Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare i vendosi duart mbi vesh, e zhveshi fanellën dhe i shau tifozët e pranishëm në stadium, gjatë kohës sa ai po zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 1:1 në Emirates.
Xhaka tha se ai e kishte arritur pikën e vlimit pasi kishte marrë komente abuzive nëpër ndeshje dhe në rrjetet sociale. Por, Sokratis beson se tema e shiritit të kapitenit është dytësore në skuadrën e Arsenalit.
“Mendoj se është hera e parë që ai është kapiten. Për mua është e rëndësishme që Aubameyangu fillimisht të shënojë, ai duhet ta bëjë punën e tij. Shiriti i kapitenit në fushë, nuk mendoj se është e rëndësishme”, ka thënë Sokratis.
“Ai është një djalosh shumë i mirë, por shiriti i kapitenit s’ka shumë rëndësi. Është e rëndësishme që e gjithë skuadra të jetë mirë në zhveshtore. Ne jemi si një familje. Në fund të fundit, ai që është kapiten në fushën e lojës është gjëja e fundit”.
Ecuria zhgënjyese e Arsenalit vazhdoi me një barazim 1:1 me Vitoria de Guimaraes në Ligën e Evropës të mërkurën. Për Arsenalin shënoi Shkodran Mustafi, ndërsa për vendasit shënoi Bruno Duarte.