Xherdan Shaqiri beson tek mrekullia

Xherdan Shaqiri beson tek mrekullia. Sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës, shprehet se Greqia kampione e Europës në vitin 2004 dhe Danimarka më 1992, e bën atë të besoj se Helvetët mund të jenë surpriza e këtij europiani. 24-vjeçari deklaron se ai së bashku me shokët e tjerë të skuadrës po kalojnë një moment të mirë dhe janë të bindur tek suksesi në “Euro 2016”
“Ndihem në formë të mirë fizike. Besoj se Zvicra mund të shkojë më larg nga çka mund ta kenë parashikuar njërëzit. Në të kaluarën, dy skuadra jo me shumë emër siç janë Greqia dhe Danimarka, kanë arritur të dalin triumfues nga ky kompeticion, nuk them se ne do të dalim kampion, por jemi një skuadër, e cila nuk duhet nënvlerësuar”, u shpreh Shaqiri.
Më tëj, Shaqiri flet dhe për rivalët e tij në grup. Sulmuesi shmangu komentet për Kombëtaren e Shqipërisë dhe foli vetëm për favoritët e këtij edicioni, Francën. Sipas tij, Gjelat janë favorit për të marrë kryesimin e grupit, por shton se Zvicra do të bëjë maksimumin që të kalojë bashkë me gjelat.

Artikulli paraprakFanellë gjigante për Armando Sadikun
Artikulli tjetërBasha: Do të kemi sukses nëse shmangim gabimet