Vajza e përdhunura dhe e torturuar nga djali i deputetit të Fushë-Krujës, Rraja është në kushtet e një pengmarrje nga struktura të pushtetit të krimit. Janë këto struktura kriminale, të cilat po drejtojnë të gjitha hapat e saj që nga daljet para hetuesve ashtu edhe qëndrimet që duhet të mbajnë. Burimet pohojnë se kemi të bëjmë edhe me orvatje këmbëngulëse ku viktima adresohet në media dhe jep intervista me porosi, një e tillë është planifikuar edhe për ditën e sotme në një nga mediat kombëtare, por që pas një urdhëri të dytë direkt nga kryepushti ëhstë tërhequr dhe është bllokuar që të jepet transmetimi i saj. Nuk dihet nëse do të jepet kjo intervistë apo do të vazhdojë të pengohet nga të njëjtëtë njerëz që e kanë urdhëruar.
Vajza nga Fushë-Kruja në mënyrë të qëllimtë është lënë nga qeveria dhe policia pa mbrojtje. Megjithë thirrjet e vazhdueshme të personaliteteve publike dhe politike për ti siguruar asaj mbrojtje, thirrja ka rënë në vesh të shurdhër dhe vajza jetime nuk është marrë në mbrojtje. Lënia e saj pa mbrojtje bëhet me qëllimin që të jetë e ekspozuar ndaj presioneve të vcazhdueshme të strukturave të krimit në terren dhe në pushtet.
Ajo çfarë është planifikuar është që të ketë një koordinim të plotë mes deklaratave të përdhunuesit dhe viktimës në mënyrë që të dalë pa lagur djali i deputetit. Disa herë vetë vajza ka pohuar se është detyruar që të tërheqë denoncimet e veta për shkak të presioneve kriminale dhe me pistoletën në kokë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Rama për të nxjerrë të palarë veten po bën gjithçka që të nxjerrë si mashtrim vetë deklarimet e vajzës për përdhunim dhe tortura dhe këtë po synon që ta bëjë në institucionet e drejtësisë dhe me gojën e vetë viktimës, Xhesiela Maloku.
PD kërkoi marrjen në mbrojtje të Xhesielës
– Edi Rama nuk i dha mbrojtje vajzës së përdhunuar, por doli në në krah të perdhunuesve dhe kriminelëve.
– Mediat po denoncojnë një skenar të ri të Edi Ramës, i cili po bën gjithçka për ta nxjerrë vajzën e dhunuar para gazetarëve në mbrojtje të kriminelëve.
– Edi Rama sulmoi nënkomisar Emiljano Nuhun, i certifikuar nga partnerët ndërkombëtare, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi Dritan Zaganin në mbrojtje të Saimir Tahirit.
Deklarata e plotë e deputetes Vokshi
Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe nga nëna dhe vajza të reja të tronditura nga sjellja mafioze e shtetit me një vajzë të pambrojtur, të përdhunuar dhe të torturuar nga një kriminel me pushtet dhe i paprekshëm.
Mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve të krimit e konfirmoi vetë Edi Rama pas 4 ditëve heshtje mafioze.
Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar.
Ajo vazhdon të jëtojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri.
Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.
Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.
Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg.
Edi Rama zgjodhi të qëndrojë në krah të kriminelëve dhe përdhunuesve brenda dhe jashtë grupit të tij parlamentar, duke sulmuar denoncuesin e kriminelevë të tij, nënkomisar Emiljano Nuhut, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi komisar Dritan Zaganin, kur denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, me ndihmën e Saimir Tahirit.
Nënkomisari Emiljano Nuhu ishte një nga policët e rinj, i vlerëësuar nga të gjitha misionet e huaja në Shqipëri me të paktën 10 certifikata ndërkombëtare për profesionalizmin dhe ndërshmërinë e tij, që ka ndjekur këmba këmbës trafikantët e drogës dhe të armëve, me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.
Edi Rama e ka provuar me rastin e komisarit Dritan Zaganit se sjellja si boss mafioz, me kercënim, shantazh dhe denigrim, e vonoi të vërtetën e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun e drogës, por nuk e fshehu dot atë për shumë kohë!
Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!
Nëse tolerojmë në heshtje, rradha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!