Xhunga: Rama po përgatit një puç elektoral me votat e diasporës. SPAK nuk vepron dot jashtë kufijve

Albi Xhunga, gazetar shqiptar në Bruksel, tha përmes një lidhjeje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV se Rama po përgatit një puç elektoral me votat e diasporës.

Sipas tij Rama po vazhdon patronazhimin jashtë kufijve, ku SPAK nuk mundet të veprojë jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Kjo është një qasje pragmatiste e kryeministrit, duhet të gjejë një fabul për të kërkuar votën e emigrantëve. Por kryeministri harron se ai është një ndër shkaktarët kryesor të emigrimit të këtyre emigrantëve, sepse kemi pastur një emigrim në përmasat e një eksodi, dhe këtu kryeministri ka një përgjegjësi të dorës së parë. Rama është dobësuar brenda vendit dhe kryeministri shqiptar po përgatit një puç elektoral jashtë kufijve të Shqipërisë, ku Task Forca anti-korrupsion s’ka fuqi të veprojë. Ka zëra që thonë që po u kërkohet administratës të sjellin vota nga jashtë kufijve, dhe patronazhimi do vazhdojë jashtë kufijve, aty ku SPAK nuk mund të veprojë. Do të jetë një puç elektoral që do t’i japë vota kryeministrit”.

Sipas Albi Xhungës, në rezolutën e PPE nuk flitet fare për të burgosur politik në Shqipëri, dhe sipas tij më tepër është një goditje se sa një favor ndaj PD-së.

Ai tha që në Europë është parë si një zgjidhje marrëveshja Rama-Meloni për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Artikulli paraprakEmrat/ Dy ish-gjyqtarë të arrestuar, detaje nga operacioni blic! Kush është ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit i vendosur në pranga, u dorëhoq pas nisjes së procesit të vettingut
Artikulli tjetërDosja ‘Rama-McGonigal’ ose harta e zvogëluar e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë