Gazetari Spartak Koka ka deklaruar në studion e “Opinion” se në dosjen e laboratorit të Xibrakës janë disa persona të paidentifikuar, ku të dhënat e njërit prej tyre të çojnë tek djali i një ish-kryeministri të kohës së komunizmit.
“Kjo çështje ka disa persona të paidentifikuar, një prej tyre ka qenë djali i ish-kryeministrit të kohës së komunizmit që e njoftonte Genci Xhixhën. Sipas dokumentave del i paidentifikuar, por po të futësh numrin e telefonit dhe të dhënat del se është djali i ish-kryeministrit në kohën e komunizmit”, tha Koka duke cituar pjesë nga dosja.
“Genci Xhixha njoftohet se kanë arrestuar Loken. Genci Xhixha shtiret në një bisedë normale dhe madje lënë takim për kafe”, citoi Koka. Gazetari shtoi se në dosje dalin disa persona me nofka si “Veza”, apo shtetasi i huaj “kinezi”.