Sulmuesi i kombëtares serbe, Adem Ljajiç, është vënë nën sulmin e mediave serbe.
Shkak për këtë është bërë moskëndimi i himnit kombëtar të titulluar ‘Drejtësia e Zotit’ gjatë përpara fillimit të ndeshjes së parë të botërorit mes Serbisë dhe Kosta Rikës.
Shumë ultra-nacionalistë dhe politikanë serbë, pa përmendur këtu mediat dhe tifozët e kanë ‘kryqëzuar’ lojtarin për këtë gjest edhe pse kjo nuk është hera e parë. Kjo nuk është hera që Ljajic bëhet objekt polemikash në mediat serbe.
Edhe në Evropianin e vitit 2012, sulmuesi i lindur në Bosnjë-Hercegocinë refuzoi të këndonte himbin e Serbisë.
Asokohe, trajneri Mihajloviç e pezulloi lojtarin nga ekipi për këtë arsye, duke qenë se kishte vendosur një kod etike për lojtarët e kombëtares, një nga rregullat e të cilit ishte këndimi i himnit.
Ljajic, me prejardhje nga një familje myslimane boshnjake kishte deklaruar se e donte Serbinë dhe se do jepte makimumin për kombëtaren, por nuk e këndonte himnin për arsye personale. Eshtë e qartë se Ljaiç nuk mund të këndojë himin serb për shkak të masakrave që serbët kanë kryer ndaj popullsisë myslimane në Bosnje. Ndonëse këtë ai nuk mund ta thotë për të mos politizuar situatën, kjo është qartësisht e kuptueshme. Qëndrimi i lojtarit ëhstë dinjitoz, ndonëse pyetja shtrohet se përse pranoi të luajë për një vend që ka masakruar popullin e vet.