Ylli Rakipi shpërthen para Gjykatës: Rama të vijë në gjyq të përballet! Është rast unikal…

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sot në Gjykatën e Tiranës, kum po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Rama, për fyerje dhe shpifje në dëm të tij.

Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rakipi u shpreh se është rast unikal në vendin tonë, që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do ti fitojë të gjirtha gjyqet.

Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë ka në dorë dhe sistemin gjyqësor dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

Dmth foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupa gjykuese.

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do ti fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Rakipi.

Nga ana tjetër, avokati i Rakipit, Dorian Matlija, tha se deklaratat e kryeministrit e vendosin gjykatën nën presion dhe se çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Strazburgut, nëse do të jetë e nevojshme.

“Procesi gjyqësor është në fazën përgatitore. Janë dy padi, të cilat janë bërë nga kryeministri, dy prej shumë padive që ka hapur kryeministri për shumë personalitete. Deklarata që ka bërë kryeministri nga Kuvendi, është e pavend, e ka theksuar edhe Gjykata Eruopiane e të Drejtave të Njeriut në çështje të mëparshme. Këto deklarata e vendosin gjykatën nën presion.

Kjo mazhorancë e ka bërë vazhdimisht, presion ndaj gjyqësorit. Këtë rradhë kemi të bëjmë me nje axhendë personale të kryeministrit Edi Rama. Jemi në kushtet e një presion, nuk kemi të bëjmë me situatë normale, gjyqtarët janë nën presionin e vettingut. Synimi ynë është ta zgjidhim cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Sido të sillet kryeministri, ne do të bëjmë veprimet e duhura. Ky njeri ka dalë hapur të sfidojë gjyqësorin“, u shpreh Matlija.

rakipi

Artikulli paraprakSi u bojkotua i ashtuquajturi film “I love Tropoja”! Këshilltari i ministrisë zbulon skandalin: Salla ishte bosh!…
Artikulli tjetërRama përgatit vjedhjen e zgjedhjeve, ja urdhëri për kryebashkiakët e emëruar prej tij