Ymer Lala flet për takimin në zyrën e Edi Ramës: “Ti mos e rruaj për asgjë”….

Në përgjimet 9 dhe 10 të publikuara nga Bild mbrëmjen e sotme, shfaqet Imer Lala duke biseduar me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe më pas me familjarë të tij dhe një të panjohur.

Momenti interesant është ai kur Lala flet mbi takimin që do të bëjë në zyrën e të madhit, ndërsa aludohet se mund të jetë Edi Rama.

Lala pyet se si është veshur, më pas se do të shkojë te zyra e madhe.

Përgjimi 9

Damian Gjiknuri: Alo…

Imer Lala: A je duke ardhur 5 minuta, si i ke punët…

Damian Gjiknuri: Hajde pimë ndonjë kafe këtej, ku je…

Imer Lala: Kam mbledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin…

Damian Gjiknuri: Ku jeni, te kioska aty jeni…Te lokali jot

Imer Lala: Eeeeee, mos u vono të lutem.

Përgjimi 10

Imer Lala: Rata, do shkoj me një zyrë të madhe ( Ndoshta te zyra e Edi Ramës), a thua jam vesh mirë apo…

Gruaja: Po mirë mo mire.

Imer Lala: Ma fut në karikim se do iki.

Gruaja: Po po, e kam kariku pa merak.

Imer Lala: Kur do të dalësh ti.

Gruaja: Unë jam këtu tani.

Imer Lala: Mirë, nga ora 11:30.

Gruaja: Në rregull

Biseda e dytë

Vajza: Po ti ku je, përveçse u çove nga kafja.

Imer Lala: Unë kam një takim në 10:30 me “atë burrin”, unë do të shkoj ta takoj atë në një zyrë

Vajza: Kuptova.

Imer Lala: Do i shkoj në zyrë, sa të dalë do ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda e tretë

Imer Lala: O zotëri ku je mo, se i rashë telefonit dhe…

I panjohuri: E kam mbyll atë.

Imer Lala: E ke mbyll atë numër.

I panjohuri: E njiherë për nji herë, s’kam ca me bo

Imer Lala: Hej isha te ai babloku i madh (Edi Rama), tani dola

I panjohuri: PO…

Imer Lala: Isha me Qifen para. Ti mos e rruj leshin për asnjë gjë.

I panjohuri: Unë ëëë.

Imer Lala: Hajde se do vijë atje unë.

 

Artikulli paraprakPD thirrje Ramës: Ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe…
Artikulli tjetërLala, kreu i organizatës kriminale: Ua jepni kartat se kemi maru punë…