Yuri Kim: Reforma në drejtësi po funksionon, kundërshtarët do të donin që të dështonte

Në 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim tha se reforma po jep rezultate të prekshme.

Ajo inkurajoi që Gjykata e Lartë të plotësojë sa më shpejt 3 vakancat, ndërsa theksoi se populli shqiptar meriton drejtësi të dhënë në kohë.

“Kundërshtarët e reformës në drejtësi do të donin që ajo të dështonte. Reforma në drejtësi po funksionon. I përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim. Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. Ju mund të ndryshoni ambasadore, por mbështetja e SHBA nuk ka për të ndryshuar”, tha Kim.

Artikulli paraprakAlibeaj debat me Çanin: Verifikojini! Berisha përdor kundër meje akuzat e Tahirit
Artikulli tjetërShitblerje vote në mes të Tiranës, njerëzit e Berisha-Meta nuk ndalet para asgjëje