Zaev ja plas në sy Ramës: Ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev ka bërë një paralele të protestave në të opozitës në Shqipëri me protestat e opozitës në Maqedoni gjatë kohës kur ai ishte në krye të opozitës maqedonase.
Deklaratat e Zaev janë bërë në sy të Ramës, i cili nuk i ka pritur mirë ato dhe është munduar të sajsojë sërish skenarin imagjinar rus.
Zaev i bëri komentet në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri pas pyetjes së gazetarit nëse shikonte ngjashmëri mes braktisjes së Parlamnentit nga opozita shqiptare me braktisjen e Parlamentit nga opozita maqedonase dy vjet më parë si dhe në lidhje me protestat. “Raportet ndërkombëtare dhe ato të Departamentit të Shtetit e konsideronin Maqedoninë një regjim hybrid”, tha Zaev.
Në të vërtetë e njëjta deklaratë e Departamentit të Shtetit bëhet për Shqipërinë prej tre viteve të fundit. Por ajo që ka ngjallur më shumë interes në deklaratën e Zaev ka qenë fjalia kur ka deklaruar se “ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni”, kur ka folur në lidhje me protestat.
Zoran Zaev: Ne ishim opozitë para 21 muajsh sot kam nderin të jem kryeministër. Ne jemi miq të të gjiithë qytetarëve të Maqedonisë. Gjithmonë kur flisja me Hahn dhe Mogherinin lusja për vendin tim që t’u jepej datë e bisedimeve pasi ishte qëllim strategjik për vendin tim pa dallim konfrontimeve si shtet. Obligimi i të gjithëve është shteti. Si mik i republikës së Shqipërisë…

Maqedonia e Veriut vend mik i pazëvendësueshëm
Kryeministri Edi Rama vlerësoi Maqedoninë e Veriut si një vend mik strategjikisht i pazëvendësueshëm.
“Maqedonia e Veriut nuk është vend fiqnj por vend mik strategjikisht i pazëvendësueshmë dhe i patjetërsueshëm. Do jemi së bashku në tryezën e familjes europiane”.
Rama ftoi homologun për të të organizuar takimin e dytë të përbashkët mes dy qeverive dhe bëri dhe një batutë
“Ka ardhur koha të përgatitemi të dytën, duke pritur ftesën tuaj zyrtare sepse jeni ju që na mikprisni dhe paguani shpenzimet e drekës. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku”, u shpreh Rana.
Vizita në Tiranë
Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Zaev u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni zyrtare por nuk munguan dhe gjestet e përzemërsisë.
Pas takimit, dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë për mediat.

Exit mobile version