Zagani reagon nga Zvicra me një mesazh për “Sajen”

Ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier dhe ish-shefi i hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, Dritan Zagani, ka marrë statusin e azilantit në Zvicër, ku qëndronte prej disa kohësh si refugjat, edhe pse ishte në listën e Interpolit dhe kërkohej nga policia shqiptare.
Lajmin e fitimit të statusit e ka bërë publik vetë Zagani nëpërmjet një statusi në Facebook, ku tregon edhe dokumentin që e vërteton këtë, një status që i ofron atij edhe mbrojtjen e autoriteteve zvicerane.
Nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë në faqen e Interpolit shihet qartë se, Dritan Zagani është ende pjesë e kësaj liste, por autoritetet zvicerane nuk i kanë marrë për bazë arsyet e pretenduara të palës shqiptare, duke i dhënë atij statusin e azilantit.
Të bie në sy se teksa ish-oficeri Zagani që ka denoncuar trafikun e drogës në të cilën janë përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë, është pjesë e listës së Interpolit, në këtë listë nuk bën pjesë Klement Balili, i cili kërkohet nga autoritetet ndërkombëtare për trafik narkotikësh.
“Tani çdo gjë nga e para … pa i lënë mbas dore aspak të vjetrat….!
P.S … më “vjen” pak “keq” për zhgënjimin e Sajës dhe shefit të tij…. por kështu e ka kjo botë … Zoti i jep atë që meriton secilit. … dhe për ata së shpejti do të ketë një përgjigje të drejtë”, shkruan Zagani në Facebook.

Artikulli paraprakParalajmërimi i bankierëve: Ja çfarë po ndodh me kreditë
Artikulli tjetërBasha: Italinë e vemë në vështirësi