Zagani: Tahiri, luani i djeshëm që në një natë u kthye në lepur

Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Fierit dhe të Vlorës, ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Saimir Tahiri për stresin që po kalon familja e tij. Në një postim në Facebook, Zagani shkruan se, mbrëmë me një paraqitje “viktime” ish-ministri i Brendshëm rrëfeu, se familja e tij ishte shumë e stresuar gjatë kontrollit që kreu Policia dhe Prokuroria në banesën e tij dhe se ai ishte deputeti i parë që nga viti 1990 që i ndodh kjo gjë.
“Tahirua na qenka ndjerë keq kur i bëri kontroll policia… edhe pse e njoftuan një javë para…edhe pse e morën në celular që prit se erdhëm…edhe pse në fund fare i shkuan për kontroll ditën për diell dhe me praninë e gjithë shtypit…prap ky zotëria e tij na qenka ndjerë keq dhe se familja e tij e paska përjetuar shumë rëndë….!
Mahhh…ore njeri me shumë maska që njëherë je luan e njëherë lepur…po ti pyete njëherë veten tënde, ose sejmenët e tu që mua m’i dërgove në ora 01:00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta për kontroll banese….. A mendon ndopak si u ndjenë fëmijët e mi në atë orë të natës me atë që ti gatove për ta…dhe që ishte komplet e jashtëligjshme vetëm e vetëm që ti dhe Habilët e t’u trafikantë të ndjehen fitimtarë ndaj ligjeve të shtetit….!
Ti luani i djeshëm që në një natë të bukur u ktheve në lepur… sot me djallëzinë tënde të ligë del as më pak e as më shumë se një hienë e zezë në gjithë sa thua e shpif ndaj meje…ti që të duket vetja kaq i zoti sa dhe një nga vendet më humane dhe të drejtë në botë, jepka azil në kurrizin tënd…je qesharak deri në dhembje…!”, shkruan Zagani.

Exit mobile version