Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës së gazit në biznesin e byrektoreve, në Yzberisht të Tiranës. Nga shpërthimi në byrektore, janë lënduar punonjësja Ardjana Mesi dhe bashkëpronarja Klodiana Simeci.
Dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton për “BalkanWeb”, punonjësja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.
Bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë këqyrjen e bombolave të gazit, që ishin me madhësi 20 litra.
Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë edhe ekspertët e ISHTI-it, për të parë nëse bombolat ishin jashtë funksionit.